Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Muzikali i kompozuar nga gjermani Carl Orff në vitin 1936, do të hapë stinën artistike në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Baleti “Carmina Burana”, një produksion madhështor, do të shfaqet për publikun premierë në fillim të tetorit. Baleti do të sjellë në Tiranë koreografin e njohur hungarez, Youri Vamos, i njohur për audiencën me versionet tepër interesante që i ka bërë veprave më të njohura klasike.

Koreografi Youri Vamos shpreh idetë e tij në lidhje me konceptin skenik të baletit Carmina Burana. “Tema qëndrore e koreografisë sime është qëndrimi i njeriut ndaj ligjeve të natyrës. Ai që ngrihet kundër harmonisë që jeton në të, është i destinuar të dështojë.

Në luftën e vazhdueshme mes burrit e gruas, në rendje të përjetimeve erotike – mes dhunës dhe gënjeshtrës – ajo që do të mbijetojë është vetëm dashuria e sinqertë.

Në konceptin tim, i cili shfaqet përmes gjuhës së baletit, tek kjo vepër jam frymezuar pa dyshim nga muzika, pavarësisht tekstit të këngëve. Është rastësi që disa skena baleti përkojnë me tekstin. Ky fakt dëshmon edhe njëherë për karakterin sugjestionues që ka muzika e Orff”.

Muzika: CARL ORFF

Balet nga YOURI VAMOS

Dirigjent : DESAR SULEJMANI

Koreografia dhe skenografia: Youri Vàmos

As/Koreografe: Joyce Cuoco

Ndriçimi: Klaus Gärditz

Dirigjent Kori: Dritan Lumshi

Baletmaestër: Alisa Gjoni

Solistët me pjesëmarrjen e:

Soprano: Eriona Gjyzeli

Bariton: Carlo Checchi

Kontratenor: Safet Berisha

Balerinët: Virgjëresha: Adela Muçollari / Ledia Sulaj

 

Djali: Kristi Dalipi / Ervis Nallbani

Arrogantët: Kristi Dushmani / Erald Zela

Hipokriti: Eltjon Merja / Besi Skura

Egoja: Dion Gjinika

Gruaja: Jonida Onuzi / Rovena Shqevi

Trupa e baletit të TKOB-së

Kori i TKOB-së

Orkestra Simfonike e TKOB

Kori i vajzave i drejtuar nga Bujar Alliu

04, 07 dhe 08 tetor 2015, ora 19:00, TKOB

Kohëzgjatja : 1 orë e 15 minuta

Carmina Burana konsiderohet një ndër klasikët e parë në historinë e muzikës.

Brilant në gjithë thjeshtësinë që e karakterizon, ritmikisht potent, me një tematikë gjithnjë aktuale, ky balet të zgjon fantazinë si asnjë vepër tjetër e shekullit të 20-të.

Këtij pushteti sugjestionues që përcjell muzika e Orff, koreografi Vamos i përgjigjet me një skenografi veçanërisht të thjeshtë. Vetë skena kornizohet nga siluetat e korit dhe orkestrës. Nën këtë sfond dhe nëpërmjet një koreografie mbresëlënëse ai shpalos një himn ngazëllyes për dashurinë e sinqertë.

Carmina Burana, një vepër që ka lënë audienca pa fjalë për 20 vite me radhë.

 

YOURI VAMOS (Koreograf)

Ka lindur në Budapest ku edhe është shkolluar. Pas angazhimit të tij të parë si solist në Teatrin e Hungarisë atij iu ofrua një kontratë si solist i parë nga Teatri i Muynih-ut.

Pas kësaj eksperience, ai ka punuar si drejtor baleti në Dortmund, Bonn e Basel. Kudo që ka shkuar ai ka lënë mbresa të vecanta tek audienca duke risjellë vepra klasike përmes një koncepti të ri krejt veçantë.

Youri Vamos është një prej atyre pak artistëve të kalibrit botëror i cili me shumë vendosmëri këmbngul në ruajtjen e minutazhit të veprave në të gjithë shtrirjen e tyre. Punët e tij dallohen për dozë të lartë kreativiteti, për një sens të jashtzakonshëm të dramës dhe muzikalitet të lartë. Fakti që para 100 vjetësh nepërmjet baleteve klasike nuk arrihej deri në fund që të dilnin në pah nuancat psikologjike e personale të karaktereve ka qënë një motivim i mjaftueshëm për të për ti risjellë këto vepra të ridimensionuara. Sidoqoftë ai i mbetet besnik i trashëgimisë klasike duke e parë atë si bazë të artit që zhvillon.

Prezantimi i veprave krejtësisht tradicionale permes notash aktuale mbetet një prej arsyeve të suksesit të tij. Kompania e madhe e baletit në veri të Rhine Ëestphalia, prej 13 vitesh vendos në skenë produksione që mbajnë vulën e tij, gjë që vërteton cilësinë e lartë të artit të Vamos.

Në librin e artit “Historia e Baletit të shekullit të 20-të” ai është cilësuar si “histori-treguesi koreografik me i mirë i kohëve të sotme”.

Që prej vitit 2001 ai është professor në Akademinë e Baletit në Budapest.

Në vitin 2007 ai është dekoruar në Nordrhein Ëestfalen me titullin “Artist i Merituar”.

Që prej vitit 2009 ai është duke punuar si koreograf i pavarur duke realizuar koreografi për veprat klasike si “Romeo dhe Zhulieta” (Teatri Perth/Australi) “Arrëthyesi” dhe “Ëndrra e një nate vere” (Teatri Karlsruhe), “Bukuroshja e fjetur” dhe “Otello (Teatri i Pragës) etj.{:}