Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Ceremonia e ndarjes së çmimeve të thirrjes së dytë të Challenge Fund, projekt i EU4Innovation, ku u shpallën 20 fituesit që sollën ide inovative dhe zgjidhje kreative për zhvillimin e bizneseve dhe nxitjen e ekosistemit të inovacionit në Shqipëri.
Këto projekte, të cilat përfaqësojnë një kombinim të vizionit, përkushtimit dhe kreativitetit, do të mbështeten financiarisht për të kthyer idetë e tyre në realitet, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
EU4Innovation vazhdon të jetë një platformë e rëndësishme për përkrahjen e sipërmarrësve që sfidojnë status quo-në dhe kontribuojnë në një të ardhme më të qëndrueshme.