Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Një javë përpara organizimit të ceremonisë së ndarjes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2014 juria ka bërë publike emrat e kandidatëve të nominuar prej saj për marrjen e çmimeve ‘Vepra më e mirë e vitit’ dhe ‘Vepra letrare më e mire e vitit e përkthyer’.

Juria e përbërë nga Znj. Dhurata Shehri në cilësinë e kryetares së jurisë dhe anëtarët: Parid Teferiçi, Arta Marku, Edmond Çali dhe Jeton Neziraj, ka shqyrtuar dhe përzgjedhur emrat e kandidatëve në mes të 1300 titujve, si nga letërsia artistike ashtu dhe nga letërsia artistike e përkthyer, të botuara gjatë vitit 2014.

Titujt për të dyja kategoritë të renditura në rend alfabetik:

1. Kandidatët për çmimin ‘Vepra më e mirë e vitit’

Histori (e)skatologjike – Arben Dedja

Poezi e zgjedhur – Ferik Ferra

Stina e hijeve – Virion Graçi

Vrima – Rita Petro

Kohë për nuse – Lazer Stani

2. Kandidatët për çmimin ‘Vepra letrare më e mirë e vitit e përkthyer’

Poezi – Paul Claudel – Romeo Çollaku

Mobi Dik- Herman Melville – Rudi Erebara

Pedro Paramo dhe Rrafshina në flake – Juan Rulfo – Bajram Karabolli

Ferdydurke – Ëitold Marian Gombroëicz – Edlira Lloha

Ne – Evgenij I. Zamâtin – Agron Tufa

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet në datën 12 dhjetor, ora 18:00 në ambientet e Ministrisë së Kulturës.{:}