Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=2042]

Një javë para organizimit të ceremonisë së ndarjes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2015 juria ka bërë publike emrat e kandidatëve të nominuar për çmimin “Vepra letrare më e mirë e vitit” dhe “Vepra letrare më e mirë e vitit e përkthyer”.

Juria e përbërë nga znj. Saverina Pasho në cilësinë e kryetares së jurisë dhe anëtarët: Virion Graçi, Vjollca Osja, Laura Smaqi dhe Beti Njuma ka shqyrtuar dhe përzgjedhur emrat e kandidatëve  si për çmimin “Vepra letrare më e mirë e vitit” dhe “Vepra letrare më e mirë e vitit e përkthyer”.

Titujt për të dyja kategoritë të renditura në rend alfabetik:

1. Kandidatët për çmimin “Vepra më e mirë e vitit”:

·         Fjalor udhëzues për misterin e dosjeve – Bashkim Shehu

·         Gurit të varrit ia rrëfej – Agron Tufa

·         Largësi ideale – Parid Teferiçi

·         Të gjthë premtojnë Parisin – Nasi Lera

·         Tuneli i dhëndurëve – Shkëlqim Çela

 

2. Kandidatët për çmimin “Vepra më e mirë e vitit e përkthyer”:

·         Bukë me sallam – Charles Bukowski – Iris Sojli

·         Fëmijët e mesnatës – Salman Rushdie – Ilir Baçi

·         Robinja – Marcel Proust – Edit Dibra

·         Rrëfenja e shërbëtores – Margaret Atwood – Engjëllushe Shqarri

·         Të parët tanë: Viskonti i përgjysmuar, Baroni rebel, Kalorësi i paqenë – Italo Calvino – Adrian Beshaj
Ceremonia e ndarjes së Çmimeve Letrare do të mbahet në datën 13 dhjetor, ora 12:00 në ambientet e Ministrisë së Kulturës. {:}