Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Punët e 25 artistëve shqiptarë, italianë (nga Pulia e Venecia), malazezë e kroatë shfaqen për 24 ditë tek “Piramida” në qendër të Tiranës. Ideja shtysë e kësaj ekspozite përpiqet të strukturojë një dialog të ngushtë mes kombeve ndërkufitare përmes një operacioni kulturor, me qëllim gjetjen artistike të elementëve që bashkojnë dhe dallojnë popujt që ndajnë pjesën adriatike e të ashtuquajturit “mare nostrum”, siç e cilësonin Mesdheun autorët klasikë. Piramida, 1-24 gusht 2014{:}