Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=8035]

Foto: Erion Kovaçi)

Opera gazmore “Cosi fan tutte” Mozart është vepra që plotëson më tej kalendarin artistik në TKOB, një vepër e cila  ndërthurr magjinë e muzikës, intrigën dhe mashtrimin dashuror.
Opera lirike e Mozart do të sjellë një koncept të ri e cila përveç interpretuesve të rinj,  risi pritet të sjellë edhe skenografia dhe kostumet e realizuar nga Taulant Pustina.

“Cossi fan tutte”, është kompozuar nga Mozart, mbi libretin e Lorenzo Da Ponte.

Deri në shekullin XX, kjo opera nuk ishte e famshme. Komentet në atë kohë ishin se Mozart kishte harxhuar meloditë e tij të hyjnore mbi një tekst mizarabël dhe të ngathët të Lorenzo Da Ponte.

Sot ajo është një kryeveprat e Mozartit nga e cila mund të mësojnë të gjithë të dashuruarit. Sekreti i jetëgjatësisë së veprës është në magjinë e muzikës mozartiane, në historinë e mprehtë dhe intrigante të një basti të rrezikshëm.

Titulli “Cosi fan tutte” ose “La scuola degli amanti” (“Kështu bëjnë të gjitha” ose “Shkolla e të dashuruarve”, lidhet me gratë për të thënë që “kështu janë ato”. Opera me dy akte është vënë për herë të parë në skenë në Burgtheater të Vjenës në 2 janar 1790, por ende edhe sot, është pjesë e repertorit të shumë skenave botërore operistike.

Shfaqja operistike u prezantua në jetë në skenën e TOB në datat 19-21-23 shkurt. Opera rikthehet në skenën e TKOB pas 8 vitesh.

“Cossi fan tutte” vjen në skenën e TKOB-së pas suksesit të baletit “Zhizel” me protagonistët Petra Conti dhe Eris Nezha, balerinët e parë të Teatrit të Boston Ballet.

Regjisor: Nikolin Gurakuqi.
Dirigjent: Stefani Ligoratti.
Interpretojnë: Shpresa Beka, Emiljana Palushaj, Sonila Baboçi, Vikena Kamenica, Aurel Thellimi, Solen Alla, Ergys Mita, Erjona Gjyzeli, Dorina Selimaj, Aramando Likaj kori dhe orkestra Simfonike e TOB.

TKOB në datat 19-21-23 shkurt, ora 19.00.
TKOB në internet: www.tkob.al{:}