Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Këtë muaj organizatorët dhe mentorët në 116 qytete të botës do të shqyrtojnë temën Revolucion. Revolucionet nuk janë të huaj për komunitetin krijues. Creative Mornings Tirana ka menduar që këtë temë ta shohë në një aspekt më paqësor dhe më utilitar sesa ezaurimi historik i asaj që vjen më së pari në mendje nga emri. Revolution Food është synimi ynë kreativ i kësaj radhe, revolucion që ka pasoja në shëndetin dhe jetët e njerëzve po aq sa edhe revolucioni klasik si përmbysje e armatosur në shoqëri. Revolution Food do të jetë në kopshtin e gjelbëruar të Rezidencës së Ambasadorit Italian në Tiranë, kërkesë që Shkëlqesia e Tij, Z. Massimo Gaiani e pranoi me bujari.

Rezidenca Italiane, 19 qershor ora 9:30

Info: http://iso.al/creativemornings-tirana/register.php{:}