Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Culturalb – Të martën e Pashkës ishim në Frascineto dhe Civita, në zemër të Kalabrisë, me arbëreshët. Gjatë Festës së Valles, rrugët u shndërruan në skenë të gjallë, ku ngjyrat, këngët dhe ritmet e lashta u përzien me zërat e brezit të ri. Të rinjtë e fëmijët nuk ishin thjesht spektatorë – ata ishin zemra e festës. Të veshur me kostume tradicionale dhe duke kënduar në arbërisht me pasion, ata i dhanë jetë një tradite që nuk shuhet, por rritet me çdo hap që vallëzohet.

Foto Album