Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Opera gazmore me 4 akte nga Mozart do të shfaqet edhe këtë javë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. “Dasma e Figaros”, ose lojë dhe intriga dashurie. Gjatë gjithë kohës, personazhet vendosin veten në situata të ndërlikuara duke e bërë publikun kureshtar për çka vjen më pas. Në rolin e Figaros interpreton baritoni Armando Likaj, ndërsa sopranoja Mariana Leka vjen në rolin e konteshës, Eriona Gjyzeli interpreton Suzanën, kurse Vikena Kamenica në rolin e Cherubini-t. Në rolin e Kontit dhe Suzanës, të ftuar specialë janë tenori bullgar, Valeri Turmanov dhe sopranoja Oriana Kurteshi.

17, 19 dhe 21 mars, ora 19.00 , TKOB{:}