Ministria e Ekonomise, Kultures dhe Inovacionit në bashkëpunim me Fondacionin për Menaxhimin e Butrintit organizojnë dëgjesën publike mbi projektin për “Qëndrën e Vizitorëve në Butrint” hartuar nga studio arkitektonike Kengo Kuma & Associates në bashkepunim me Trashegimia Kulturore pa Kufi- Shqipëri (CHWB).
Në këtë dëgjesë publike do të prezantohen:
- Strategjia e masterplanit të përgjithshem
- Strategjia dhe vendparkimi i ri i për vizitorët e Parkut të Butrintit
- Projekti i Ndërtesës dhe funksioneve të Qëndrës së Vizitorëve / Porta e Malit
- Projekti i Ndërtesës dhe funksioneve të Hyrjes / Porta arkeologjike
Dëgjesa publike me banorët dhe grupet e interesit do të mbahet më datë 05/07/2024, në Teatrin e Parkut Kombëtar të Butrintit, ora 19.30 https://maps.app.goo.gl/dmBatdjbu2vqguUb7 .