Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Organizuar në kuadër të përgatitjes dhe hartimit të Planit të Menaxhimit të Parkut Arkeologjik të Bylisit dhe qytetit antik të Klosit, financuar nga projekti IPA “BE për Zhvillimin Ekonomik drejtuar nga turizmi, zhvillimi ekonomik dhe vendor, me fokus mbi Trashëgiminë Kulturore”, i cili zbatohet nga Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim (AICS), Tiranë, nën kujdesin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Ky plan synon përmirësimin e aksesueshmërisë, me qëllim promovimin e rëndësisë kulturore të sitit, përmes një rrëfimi historik tërheqës dhe emocional, nxitjes së turizmit kulturor dhe inkurajimit të zhvillimit të qëndrueshëm të zonës.