Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Je dëshmitar i shkeljes së të drejtave në punë? Punëdhënësi nuk respekton kushtet e kontratës së punës?
DENONCO TANI!
Inspektorati i Punës është këtu për JU!
 KËRKO TË ZBATOHEN RREGULLAT PËR NJË MARRËDHËNIE PUNE:
▪︎ Mos prano të punosh pa një kontratë pune të rregullt.
▪︎ Mos prano të punosh i pasiguruar në skemën e sigurimeve shoqërore.
▪︎ Mos prano të paguhesh me lekë në dorë. E gjithë paga kalon vetëm përmes sistemit bankar.
▪︎ Mos puno më shumë se 8 orë në ditë i papaguar.
▪︎ Mos puno në ditën e pushimit javor apo ditët e festave zyrtare i papaguar.
▪︎ Mos prano të punosh me një pagë më të ulët se paga minimale në shkallë vendi.
▪︎ Kërko të drejtën tënde për leje vjetore, të paguar.