Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Pas thirrjes publike për dialog, sot më datë 26 janar, 2015, në Ministrinë e Kulturës, salla “Tefta Tashko Koço” në orën 10:00 deri më 14:30 u zhvillua një dialog i hapur me publikun për të shkëmbyer mendime dhe eksperienca për konkursin ndërkombëtar “Onufri”. Në këtë takim morën pjesë ministrja e kulturës, Mirela Kumbaro dhe individë, si artistë, ekspertë të artit e kulturës, dhe profesione të tjera lidhur me këto fusha. Ky dialog ishte i hapur për të gjithë pjesëmarrësit të cilët patën mundësinë të ndajnë mendimet e tyre mbi këtë konkurs.

Ministria e Kulturës falenderon të gjithë pjesëmarrësit dhe folësit për kohën dhe mendimet e tyre.

Ju lutemi, të plotësoni pyetësorin në faqen e Ministrise se Kultures:

https://www.surveyplanet.com/54bbe35c91730452786fbaa8

 

26 janar, ora 10.00, MK, salla ““Tefta Tashko Koço”{:}