Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=4422]

Festivali “Different Trains”   është  tashmë një ngjarje artistike e kthyer në traditë , duke u dhënë mundësinë artistëve të shprehen lirisht në skenën e vendit.  Fryma e bashkëpunimit, respekti ndaj kolegëve dhe ndaj veprës artistike të interpretuar, miqësia dhe cilësitë artistike e bëjnë këtë  festival pak të veçantë për publikun e vendit , artistët dhe artdashësit.
“Different Trains”  në vite ka mbledhur  në  skenën shqiptare  artistë  shqiptarë të njohur në skenat e botës dhe artistë të huaj me aktivitet  ndërkombëtar  për  të interpretuar së  bashku.  Miq,  të rinj e të vjetër bashkohen për të ndare pasionin ndaj muzikës  .  Një program mjaft i larmishëm do të krijojë një atmosferë të veçantë midis artistëve në skenë dhe publikut shqiptar. Programimi në formacione nga  duo deri ne oktet  vjen nga një vullnet për të ndarë skenën së bashku.
Nga klasicizmi i nje Beethoveni te ri, tek impresionizmi  dhe ritmet blues të  Ravel, duke kaluar nga  romantizmi  absolut i Schumann apo lirizmi i Puccini, për të  mbrritur në  kryeveprat  e pashtershme muzikore, monumente si okteti i Mendelssohn apo kuinteti i Mozart, festivali  sjell një  program plot ngjyra muzikore  për  të krijuar një  urë  ndërmjet artistëve dhe  auditorit.
Qëllimi i këtij festivali mbetet komunikimi përmes muzikës “Muzika të jep mundësinë të kalosh disa pengesa të personalitetit në njohjen e njerëzve dhe të shkosh në thelbin e tij, në ndjeshmërinë e natyrës njerëzore. Dhe nuk ka gjë më të bukur se sa ta ndash këtë me artistë të tjerë të mëdhenj”.

Me artistët: Ilya Gringolts, Areta Zhulla, Dorian Xhoxhi, Vaclav Petr, Elton Tola, Martin von der Nahmer, Simone Briatore, Leonid Gorokhov, Vlorent Xhafaj dhe Peter Laul.
 19 – 26 tetor 2015, Universiteti i Arteve, Teatri Kombëtar{:}