Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Festivali Different Trains, Tirana Music Festival, sërisht në Tiranë nga data 24 deri me 31 tetor me tre programe për sezonin e vjeshtës në këtë edicion të tij të pestë. Programi mjaft i variuar kalon nga impresionizmi francez i Faure te shkolla post romantike franckiste me Chausson, nga gjeniu i romantizmit Robert Schumann te Andaluzia e dashur e Joaquin Turina, nga meloditë dioniziake të Mendelssohn te muzika e autorit të Lufta dhe Paqja, Sergei Prokofiev, e deri te muzika e pionierit të muzikës amerikane, ‘Lenny’ Bernstein.

Festivali mbyllet me testamentin Beethovenian, Ghost Trio, vepër monumentale që qëndron si far në stilet dhe epokat muzikore.

Festivali në vite ka sjellë mjaft artistë të mirënjohur ndërkombetarë si Niziol,Kobrin,Papavrami,Sahatçi, Guy,Laloum,Gorokhov etj.

Edhe këtë vit bashkohuni me artiste të njohur, fitues të çmimeve Europian Culture Prize, Queen Elisabeth Prize, Sibelius, Fritz Kreisler, Echo Prize etj, të cilët bashkohen për të shërbyer sa më mirë muzikën.

Festivali organizon dhe disa klasa master për studentët më të mirë muzikorë në vend.

Në Universitetin e Arteve në datat 24,27 dhe 31 tetor, ora 19

Me Boris Brovtsyn, Severin von Eckardstein, Wilhem Latchoumia, Fasli Kamberi, Aristidh Prosi, Antoine de Grolee, Nikita Boris-Glebsky, Vlorent Xhafaj dhe Firmian Lermer.

24-31 tetor 2016, Universiteti i Arteve

 {:}