Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=5478]

21 Maji është shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Deklaratës Universale të UNESCO-s mbi Diversitetin Kulturor si “Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor”, ditë në të cilën festohet dhe reflektohet mbi vlerat e këtij diversiteti dhe të ‘të jetuarit së bashku”.

 

Ministria e Kulturës ka zgjedhur që këtë ditë t’ua kushtojë minoriteteve, kulturës dhe traditave të tyre.

Në kuadër të festimeve të kësaj dite, Drejtoria e Trashëgimisë Jomateriale dhe Rijetëzimit të Gjuhës Shqipe në këtë Ministri, do të organizojnë në sallën “Tefta Tashko Koco” në Ministrinë e Kulturës një aktivitet që do t’i kushtohet ruajtjes dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore të minoriteteve.

 

Në këtë aktivitet do të prezantohet harta interaktive e realizuar nga Drejtoria e Trashëgimisë Jomateriale  dhe konceptuar si një platformë dixhitale për pasqyrimin e larmisë së trashëgimisë kulturore jomateriale të minoriteteve dhe shqiptarëve përmes materialeve multimediale. Gjatë prezantimit, Drejtori  Z. Shpend Bengu, i Drejtorisë së Trashëgimisë Jomateriale dhe Rijetëzimit të Gjuhës do të  demonstrojë përpara të pranishmëve mënyrën e funksionimit të saj dhe pritshmëritë e Ministrisë së Kulturës për  një bashkëpunim sa më të ngushtë e efikas me aktorët e interesuar me qëllim pasurimin e të dhënave të hedhura në hartë.

 

Aktiviteti ka si qëllim final evidentimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore jomateriale të minoriteteve, që përbën dhe një nga prioritetet e Ministrisë së Kulturës për këtë fushë.

 

21 Maj 2015, ora 10.00

Salla “Tefta Tashko Koco”, Ministria e Kulturës{:}