Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në kuadër të përfshirjes së Shqipërisë në hartën ndërkombëtare të “Ditës së Muzikës”, Ministria e Kulturës dhe Bashkia Tiranë në partneritet me institucionet kulturore, arsimore publike dhe private, artistë profesionistë e amatorë, synon që kjo ditë të shërbejë si një maratonë muzikore dhe kulturore gjithëpërfshirëse të vendosura jashtë “skenave klasike të teatrove”, në çdo kënd të periferive dhe ku hapësirat artistike janë të munguara.

Si një inspirim edhe inkurajim në breza për të përfaqësuar krijimtarinë dhe talentin e tyre në një manifestim të tillë, ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj “feste” për t’u përfshirë në axhendën zyrtare të kësaj nisme.

Aktivitetet synojnë të promovojnë muzikën në dy drejtime:

•        Amatorë dhe muzikantë profesionistë inkurajohen për të performuar në hapësira të jashtme publike;

•        Aktivitetet e organizuara janë të hapura për publikun duke përfshirë të gjitha zhanret muzikore;

•        Gjatë ditës së muzikës, skena të vogla do të vendosen në zonat si: Sheshi Nënë Tereza, Sheshi A. Demi, Sheshi Shtraus, Reja Fuzhi, Kombinat, Helikopt, Rruga e Kavajës & BLV etj, ora 20:00 e mbrëmjes.

“Fête de la Musique” ka fillesën e saj në Parisin e viteve 1982, në datën 21 qershor, si një nismë e Ministrit të Kulturës së Francës, në mbështetje të praktikave amatore dhe profesioniste në rrugët e qytetit.

Sot ky manifestim ndërkombëtar festohet në rreth 460 qytete, dhe 110 shtete në mbarë botën, pjesë e rrjetit në të cilin bën pjesë edhe Shqipëria.

Krahas Koncerteve zyrtare, mirëpresim kontribues në këtë festë të përbashkët në datën 23 qershor, duke plotësuar formularin në linkun më poshtë:

https://docs.google.com/forms/d/1ZZAE6XgzGSLdk8kcn3WA9vlc8RHOMa5C9rEzDgFlhPw/viewform

Pasi ta plotësoni formularin, stafi ynë do të kujdeset për t’ju njoftuar mbi detajet dhe procedurat e mëtejshme.

{:}