Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në ditën kombëtare të trashëgimisë kulturore takohen në Tiranë ansamble folklorike dhe artizanë të trevave mbarëshqiptare. Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro përshëndeti pjesëmarrësit duke shprehur edhe njëherë politikën e MK-së në mbrojtje të trashëgimisë materiale dhe jomateriale, si gjurmë e vyer e identitetit tonë. Në sheshin e restauruar të kolonave, artizanë, valltarë, instrumentistë, në laryshinë e kostumeve popullore dhe ansambleve fantastike, ardhur nga Kosova, Maqedonia, Lezha, Berati, Vlora, Tirana, Korça, Zadrima bashkuan kërcimet, kostumet, traditat në një emër të vetëm, trashëgimi kulturore. Foto: Adnan Beci{:}