Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Të nderuar pjesëmarrës,

Është kënaqësi të jem sot së bashku me ju, përfaqësues të institucioneve shtetërore, shoqatave të konsumatorëve dhe shoqatave të biznesit, si aktorët kryesore të çështjeve të mbrojtjes së konsumatorëve, në takimin e organizuar për 15 – Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorëve.

Të gjithë ne këtu, pavarësisht punës që kryejmë, jemi së pari konsumatorë, por këtu njëkohësisht ndajmë dhe një interes të përbashkët, punën tonë për përmirësimin e nivelit të mbrojtjes së konsumatorëve

Mbrojtjen e konsumatorëve, ku roli i tyre në tregun e çdo vendi merr një rendësi gjithnjë e me të madhe, pasi jo vetëm që shpenzimet konsumatore zënë një pjese te rëndësishme në GDP, por edhe sjellja e konsumatorëve ndaj mallrave dhe shërbimeve ndikon funksionimin dhe zhvillimin e një tregu gjithëpërfshirës dhe konkurrues. Për këtë qellim, vënia e “konsumatorit” në qendër te politikave, krahas “biznesit”, përbën prioritet per Ministrinw e Ekonomisw, Kulturws dhe Invoacionit.

Hartimi dhe zhvillimi i politikws së mbrojtjes së konsumatorëve, është një nga obligimet ligjore nën përgjegjësinë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Kulturës dhe Inovcionit Kjo politikë, paraqet dy dimensione të rëndësishme, konsumatorë që duhet të luajnë një rol të rëndësishëm në gjallërimin e rritjes ekonomike, dhe një ekonomi që fuqizon konsumatorët duke krijuar mjedisin ku ata mund të ushtrojnë në mënyrë efektive të drejtat e tyre. Prandaj hartimi dhe zbatimi i saj do të ketë sukses kur mbështetet në mënyrë aktive nga të gjithë aktorët kryesore: shteti, biznesi dhe vete konsumatorët.

Qeveria shqiptare është e përkushtuar ndaj synimeve të saj strategjike për integrimin e plotë të ekonomisë shqiptare në tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian (BE). Integrimi në BE rezulton në akses të hapur në tregun ndaj konsumatorëve, si dhe integrimin e ekonomisë shqiptare në tregtinë ndërkombëtare

Hartimi i poilitikave të duhura per mbrojten e konsumatorit dhe përfshirja e tw gjithë insititucioneve shtetrore, enteve rregullatore dhe institucionve zbatuese nw treg do tw cojnw konsumatorin nw nw treg tw sigurt dhe nje ekonomi drejt nje zhvillimi ekonomik tw qëndrueshwm

Hartimi i strategjise Ndersektoriale të Mbrojtes së Konsumatorit dhe Mbikëqyrjes së Tregut 2030 është një dokumnet ndërsektorial , wshtw parashikuar që dokumenti politik të ketë një qasje holistike duke mbuluar edhe çështjet e politikave të tjera, duke u kufizuar tek aspektet që janë me rëndësi të veçantë për konsumatorët, dhe njëkohësisht do të reflektojë nevojën për parashtrimin e kërkesave për mbrojtjen e konsumatorit për tu marrë në konsideratë gjatë formulimit dhe zbatimit e politikave dhe aktiviteteve të tjera.

Ky dokument mbështetet dhe plotëson iniciativat instiucionale, të palëve të interesit, si dhe është ne përputhje me axhenden e BE mbi çështjet si :

(1) Tranzicioni i gjelbër;

(2) Transformimi digjital;

(3) permirësimi dhe zbatimi i të drejtave të konsumatorëve;

(4) Bashkëpunimi, kombetar dhe ndërkombëtar.

Politika e propozuar do të synojë zhvillimin e mëtejshëm dhe zbatimin e duhur të kuadrit ligjor dhe institucional të çështjeve të mbrojtjes së konsumatorit dhe mbikëqyrjes së tregut, të zhvilluar përgjatë shtatë (7) Viteve ,

Strategjia e Mbrojtjes se Konsumatorëve dhe Mbikëqyrjes se Tregut 2023-2030, është dokumenti politik i cili vendos në qendër të tij konsumatorët dhe synon fuqizimin e tyre për një rol aktiv në treg, duke ushtruar të drejtat dhe fuqinë e tyre të zgjedhjes së mirë informuar në blerjen e mallrave dhe shërbimeve.

Strategjia synon rritje si dhe zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës. Politika të mirë-hartuara dhe të zbatuara për mbrojtjen e konsumatorëve i mundësojnë atyre të bëjnë zgjedhje të mirë-informuara, duke ndikuar pozitivisht në krijimin e një konkurrence të ndershme dhe rritje të qëndrueshme, forcimin e besimit të konsumatorëve në blerjen e mallrave dhe shërbimeve, me synim final konsumatorë të fuqizuar që luajnë një rol aktiv në treg. Rritja e aftësisë së konsumatorëve për blerje të mirë-informuara sjell padyshim rritjen e impaktit që ata kanë në forcimin e tregut funksional, nxitjen e inovacionit dhe rritjes ekonomike, duke rritur kërkesën për shumëllojshmëri dhe cilësi mallrash dhe shërbimesh me çmime konkurruese, hapjen e tregut dhe rritjen e punësimit.

Ky dokumnet strategik do të konsisoje ne tre Komponente kryesore mbi cështjet e mbrojtjen e konsumatorëve dhe mbikëqyrjen e tregut, 2023-2030:

I. Siguria e produkteve: ushqimore dhe jo ushqimore

II. Çështje të mbrojtjes së konsumatorëve që nuk kanë lidhje me aspektet e sigurisë (interesat ekonomik te konsumatorëve )

III. Informimi dhe ndërgjegjësimi i konsumatorëve dhe i subjekteve, si dhe bashkëpunimi ndërinstitucional dhe me të gjithë aktorët e tjerë: organizatat e konsumatorëve, shoqëria civile, biznesi, akademikët.