Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Çdo vit më 18 Prill ICOMOS  përkujton Ditën Ndërkombëtare për Monumentet dhe  Sitet Arkeologjike, e cila u krijua pas miratimit nga Konferenca e 22-të e Përgjithshme e UNESCO-s në 1983.

Qëllimi i kësaj dite  është të inkurajojë individët dhe komunitetet lokale në të gjithë botën që të vlerësojnë rëndësinë e trashëgimisë kulturore për jetën, identitetet dhe komunitet e tyre dhe të rrisë ndërgjegjësimin për diversitetin por edhe rrezikun që i kanoset asaj duke nxitur përpjekjet për mbrojtjen e ruajtjen e kësaj trashëgimie.

Në këtë kuadër  edhe Shqipëria I bashkohet kësaj dite ndërkombëtare dhe të gjitha institucionet kombëtare që administrojnë vlera të trashëgimisë kulturore kryesisht monumente në administrim të DRKK-ve dhe parqet arkeologjike do të përfshihen gjatë gjithë javës në një kalendar aktivitetesh.

Në 2018 tema e cila do të shoqërojë të gjithë veprimtaritë është  Trashëgimia Kulturore për Brezat  që udhëhiqet nga Grupi i Punës së ICOMOS për Profesionistët e  Rinj. Shkëmbimi i eksperiencave dhe kalimi i njohurive ndërmjet  brezave është hap i rëndësishëm në zhvillimin kulturor, duke e bërë përvojën njerëzore të paharrueshme.

Lidershipi/ Profesionistët e Rinj në çdo vend do të jenë në krye  për të organizuar aktivitet që kanë për synim të komunikojnë  me anëtarët më të rinj të shoqërisë e opinionit publik duke dëshmuar përdorimin sa më krijues të medias sociale.

Ndërkohë Drejtoria e  Programeve të Zhvillimit të Kulturës në përmbushje të programit të saj në funksion të ruajtjes, mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë dhe identitetit tonë kombëtar në bashkëpunim me institucionet e saj, nën okelion “Edukimi përmes kulturës” e cila përputhet dhe me temën e përzgjedhur nga ICOMOS për 2018 ka përgatitur një listë aktivitetesh kulturore.

Në këtë ditë hyrja në monumente, parqe kombëtare  dhe site arkeologjike është falas.

Kalendari i aktiviteteve klikoni këtu{:}