Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Kalendari 

18 prilli, ёshtё shpallur Dita Ndёrkombёtare e Monumenteve tё Kulturёs dhe Siteve Arkeologjike nga organizatat e trashёgimisё botёrore ICOMOS dhe UNESCO, qё prej vitit 1982. Ёshtё dita ku popujt dhe kombet nё tё gjithё botёn e kthejnё vёmendjen nga trashёgimia e tyre kulturore, njihen me vlerat e saj dhe sensibilizohen pёr mbrojtjen dhe promovimin e kёtyre vlerave.

Dita ndërkombëtare e monumenteve dhe vendbanimeve historike paraqet një mundësi për të gjithë Komitetet Kombëtare të ICOMOS-s që të mbrojnë qëllimet e tyre të përbashkëta në të njëjtën ditë.

 

Ministria e Kulturës në bashkëpunim me DRKK në të gjithë vendin do të organizojnë aktivitete sensibilizuese në Durrës, Shkodër, Berat, Gjirokastër, Korçë, Elbasan, etj. Më 18 Prill 2017 do të organizohen aktivitete në të gjithë vendin, në një bashkëpunim të MK, IMK dhe DRKK duke patur si qëllim sensibilizimin, ndërgjegjësimin dhe edukimin e popullsisë me dashurinë për trashëgiminë kulturore, me kujdesin e përditshëm për monumentin dhe vlerën kulturore! Kjo do të thotë aktivitet dhe punë e përditshme me shkollat, me banorët, me të rinjtë, me autoritetet lokale. Ata duhet të jenë pjesë e aksioneve kulturore, duhet t’i jetojnë monumentet si hapësirë ku jetojnë dhe jo si dekor i pandjeshëm. Të gjitha nismat, siç është ajo e MK për krijimin e rrjetit “Miqve të Monumentit”, dhe nismat që i shërbejnë këtij edukimi do të vazhdojnë të kenë mbështetjen parësore të Ministrisë së Kulturës, si pjesë e programit të qeverisë “Edukimi përmes Kulturës”.

Sot, në të gjthë vendin të  gjitha monumentet do të jenë të hapura dhe falas për publikun.{:}