Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

 

[metaslider id=3611]

 

Që prej vitit 1977 komuniteti botëror feston 18 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Muzeve. Objektivi i kësaj dite është të rrisë ndërgjegjësimin se “Muzetë janë një mjet i rëndësishëm i shkëmbimit dhe pasurisë  kulturore, bashkëpunimit dhe paqes mes njerëzve.

Këtë 18 Maj, Ministria e Kulturës fton publikun e gjerë të bëhet pjesëmarrës, në një larmi aktivitetesh. Ka diçka për të gjithë, kudo ndodhen.

Muzetë, parqet arkeologjike dhe drejtoritë rajonale janë mobilizuar për të ofruar një buqetë të gjerë ngjarjesh për publikun, nga nxënësit e shkollave e deri te qytetarët artdashës.

Rikujtojmë: Më 18 Maj, hyrja është falas në të gjitha muzetë kombëtare.

Përveç aktiviteteve edukuese e informuese veçojmë dy ngjarje të reja muzeale:

·         Çelja e ekspozitës “Thesare të fshehura” në Muzeun Ikonografik Onufri, Berat me një cikel ikonash dhe objektesh të shenjta, të paekspozuara më parë.
Bëhet fjalë për ikona që dergjeshin për vite të tëra në bodrumet e harruara të drejtorisë rajonale të kulturës, që specialistët dhe restauratorët  e DRKK BERAT i kthyen në laboratorë restaurimi, dhe me shume dashuri i pastruan, restauruan në keta tre vjet dhe sot ia kthejnë publikut me shkëlqimin e tyre sic artistët e historisë së artit shqiptar na i lanë.
·         Prezantimi, për të parën herë, të rreth 100 fotove të panjohura të Edith Durhamnë Muzeun e ri Kombëtar Marubi, Shkodër, nga albanologu që e ndërtoi këtë koleksion, Robert Elsie.

 

18 maji ka kuptim të veçantë për Ministrinë e Kulturës, në kuadër të angazhimeve për të rijetëzuar trashëgiminë kulturore dhe premtimeve të mbajtura për të rritur numrin e vizitorëve në të gjitha sitet kulturore.

Nëpërmjet aktiviteteve të kësaj date, ne dhe muzetë i dëshmojmë publikut sfidat për të mbetur një institucion në shërbim të shoqërisë dhe zhvillimit të saj.

Kliko më poshtë për të parë kalendarin e planifikuar të eventeve:

{:}