Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Prej vitit 1977, 18 Maji festohet si Dita Ndërkombëtare e Muzeve. Tema e këtij viti, përcaktuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve është “Muzetë si nyja kulturore: E ardhmja e traditës.”. Temë së cilës i janë përgjigjur edhe muzetë shqiptarë, përmes aktivitetesh që po zhvillohen në gjithë Shqipërinë: ekspozita, biseda te hapura, koncerte rroku, shfaqje filmash, etj. Ndërkaq, muzetë kombëtarë ai Historik në Tiranë, i Përgjimeve, Mesjetar dhe i Arsimit në Korçë, i Pavarësisë në Vlorë dhe ai Fotografik në Shkodër, pritën vizitorë deri në orën 01:00 të datës 19 maj, nën logon: “Ndriçoje natën me histori”.{:}