Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=6643]

Sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkthyesit, ditë kjo e shpallur nga UNESCO, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dha një pritje për përkthyesit e letërsisë në Sallën Amerikane pranë Bibliotekës Kombëtare.

Fjalën e hapjes e mbajti Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare Persida Asllani, e cila falenderoi të pranishmit dhe theksoi se kjo ditë për ne është përherë një homazh për gjithë përkthyesit e mëdhenj shqipëtarë që tashmë nuk janë midis nesh. Më pas ajo i ftoi përkthyesit e pranishëm të vizitonin eksponatet ku ndodheshin të ekspozuara disa vepra të rëndësishme të përkthyera të cilat lidhen me traditën më të hershme të përkthimit në gjuhën shqipe.

Më pas Fjalën e mori ministrja Kumbaro e cila në fjalën e saj të shkurtër foli për rëndësinë e madhe dhe të pazëvendësueshme që mbart përkthimi. Ndërkaq ajo i siguroi të pranishmit për mbështetjen që po iu jepet dhe do të vijojë t’iu jepet përkthyesve në punën e tyre fisnike dhe të vështirë.

Afro pesëdhjetë përkthyes ndër më të njohurit, por edhe përkthyes të rinj të talentuar që po spikasin me punën e tyre patën rast të shprehnin falenderimet për ftesën dhe po ashtu shprehën mendime dhe sygjerime për politikat e Ministrisë së Kulturës për përkthimin dhe përkthyesit. Në fund Znj. Kumbaro bëri një foto të përbashkët me të gjithë të pranishmit në sallë.{:}