Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ditët e Trashëgimisë Europiane, kalendar aktivitetesh në Shqipëri

Shtatori konsiderohet si muaji i trashëgimisë kulturore, duke përkuar me Ditët e Trashëgimisë Europiane, por edhe me Ditën Kombëtare të Trashëgimisë që është data 29 shtator. Në kuadër të këtij muaji, të gjitha Drejtoritë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore dhe institucione të tjera kulturore në varësi të Ministrisë së Kulturës kanë përgatitur kalendarë aktivitetesh, ekspozita, punëtori artizanati, takime etj. Këtë vit tema e këtyre ditëve është “Living heritage”, si sensibilizim që trashëgimia kulturore të konsiderohet si një e mirë publike, që i shërben komunitetit ndaj duhet ruajtur, mbrojtur e trashëguar nga brezi në brez!

Bashkëlidhur, kalendari i aktiviteteve{:}