Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=7966]

“Djemtë Gazmorë” fokusohet mbi marrëdhënien e dy ish-aktorëve të shquar të vodevilit, një gjini tashmë e zhdukur. Uilli Klark (Robert Ndrenika) dhe El Ljuis (Viktor Zhusti), të mbiquajturit “Djemtë Gazmorë”, kanë luajtur për 43 vjet me radhë skeçe, ndër të cilët më i suksesshmi ka qenë “Doktori dhe taksat”. Gjatë gjithë jetës së tyre ata kanë luajtur vetëm bashkë, duke u bërë në sytë e publikut të disa brezave një dyshe e pandashme, një lloj Stenli Lorel dhe Oliver Hardi të skenës. As publiku, as ata vetë, nuk e kanë imagjinuar kurrë njërin të ndarë nga tjetri. Por gjinia e vodevilit ka perënduar. Ftesat për shfaqje janë rralluar, derisa një ditë Ljuisi ka vendosur “të ulë siparin” përgjithmonë dhe të dalë në pension. Çfarë do të ndodhë me dy yjet e dikurshëm?

Teatri i Komedisë, në datat 2, 6, 7, 8, 9 shkurt 2014, ora 19.00.

Autor: Nill Sajmon. Përktheu: Artur Lena. Regjisor Sulejman Rushiti. As/regjisor: Dorian Ramaliu. Skenografia: Genc Shkodrani. Kostumet: Edlira Qyshka. Muzika: Gent Rushi

Interpretojnë: Robert Ndrenika, Viktor Zhusti, Elia Zaharia, Albana Sançolli, Nigda Dako, Dorian Ramaliu dhe Genti Deçka

(Foto: Erion Kovaci){:}