Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

DocuTIFF ka hapur aplikimet për edicionin e parë të këtij festivali, që do të zhvillohet për herë të parë nga data 9 – 13 maj 2015 në Amfiteatrin pranë Universitetit të Arteve në Tiranë.
Ky edicion i DocuTIFF organizohet nga Tirana Film Institute, Adriapol dhe  Albania Art Institute me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës dhe Qëndrës Kombëtare të Kinematografisë.

Nevoja për të krijuar këtë festival të ri lindi si pasojë e një numri të madh aplikimesh gjatë edicionit të 12-të TIFF 2014, rreth 5,400 filma në të gjitha kategoritë. Në pamundësi për t’i prezantuar publikut gjatë TIFF kualitetet më të mira nga këto prurje menduam të krijojmë çdo vit një kompeticion të ri për çdo kategori si, DocuTIFF, AnimaTIFF, ExpoTIFF për filmin dokumentar, të animuar dhe eksperimental.

Zgjodhëm ta fillojmë me filmin dokumentar si një nevojë për krijimin e një klime të favorshme në Shqipëri dhe rajon për zhvillimin dhe bashkëpunimin e prodhimeve të tilla.

DocuTIFF ka për qëllim të inkurajojë prodhimin e filmit dokumentar në Shqipëri dhe për t’iu dhënë më shumë shanse kineastëve tanë për të gjetur bashkëpunim dhe duke bërë të mundur kontakte reciproke me kolegët e tyre në rajonin tonë.
PROGRAM
E hapur për çdo regjisor nga e gjithë bota DocuTIFF do të shfaqë gjithshka të mirë të kinemasë dokumentare nga e gjithë bota, programe dhe projeksione speciale, seminare dhe masterklasa, retrospektiva, homazhe dhe tribute, mysafirë të huaj si dhe një ceremoni Galá të ndarjes së çmimeve si dhe ngjarje të tjera të veçanta.
DocuTIFF fton të gjitha dokumentaristët, veteranë apo debutues qofshin që të paraqesin filmat e tyre në këto kategori:
Konkurrimi Ndërkombëtar
Konkurrimi në Shqip
Konkurrimi rajonal
Programi Rajonal presupozon filmat e prodhuar ose bashkë-prodhuar në vendet e mëposhtme: Austria, Bosnje-Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Greqi, Hungari, Itali, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Rumani, Serbi dhe Slloveni.

REFLECTING ALBANIA është një program special që i dedikohet autorëve të huaj, të cilët kanë xhiruar filmat e tyre në Shqipëri, trajtojnë tema, histori dhe personazhe shqiptarë apo flasin në gjuhën shqipe.

JURIA
Me rastin e këtij edicioni të parë të DocuTIFF, dy juri ndërkombëtare do të vlerësojnë dhe më pas do të zgjedhin dokumentarët më të mirë duke i shpallur çmimet në ceremoninë e mbylljes. Juritë e tjera janë Juria e Medias dhe Juria Shqiptare.

Çmimet do të prezantohen në kategoritë e mëposhtme:
Best Feature
Best Middle Length
Best Short
Best Film in Albanian
Best Regional Film
Best First Film
Media Aëard
Audience Aëard
Internet Vote

Çmime speciale mund të jepen nga organizatorët, Drejtori i Festivalit, sponsorët dhe partnerët, organizatat profesionale, shoqatat, media, etj.
Adresa dhe kontakte:
DOCUTIFF – DOCUMENTARY
TIRANA INTERNATIONAL FILM FESTIVAL
P.O. Box 8361
Phone: +355 693181539
Mobile: +355 672088771
Address: Rr. Frang Bardhi, Selitë,
Tirana, ALBANIA
docutiff@gmail.com

AFATI I FUNDIT:13 prill 2015
APLIKIMET ONLINE:tiranafilmfest.com/index.php?option=com_wrapper&vieë=wrapper&Itemid=514{:}