Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ngjarja më e rëndësishme në botën e filmit me rreze ndërkombëtare, është në nderin tim si ministre, por edhe në emër të qeverisë ta mirëpresim festivalin DokuFest, për të ndarë jo vetëm skenën, por për të bashkuar publikun”- u shpreh Ministrja Kumbaro në konferencën për shtyp sot në Tiranë. Veton Nurkollari beson se “Filmi mund të ndryshojë gjërat, kemi besu se filmi është mjet për ndryshim dhe ja ku jemi. Slogani jonë “Eja sikur je” tregon se nuk jemi festivali i tapetit të kuq, por festival ndikues dhe angazhues për një shoqëri të hapur”. Drejtoresha e DokuFest Nita Dede u shpreh se “programet e industrisë kreative dhe edukimit janë duke zgjuar interes, andaj sivjet kemi disa programe si DokuKids, me punëtori, klasa vallëzimi, lojëra, apo DokuTech , CreativeKosova, etj”.{:}