Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Teatri i Operas dhe Baletit hap siparin e stinës artistike me premierën e “Don Giovanni”, e cila do të vihet në skenë me regjinë e italianit Mariano Bauduin, e që do të ngjisë në skenë emra të njohur si Eva Golemi, Armando Likaj, Eriona Gjyzeli, Sokol Tomorri etj. Regjia nga Mariano Bauduin. dirigjent  Paolo Carbone .
Nën rolet e Don Zhuanit dhe Dona Anës interpretojnë  baritoni Armando Likaj dhe sopranoja Eva Golemi, e cila i rikthehet këtij roli pas plot 18 vitesh nga hera e parë.
Opera me dy akte e Mozart vjen me një koncept të ri regjisorial skenografik dhe sa u përket kostumeve.
Bashkë me Likaj dhe Golemin, kastës i bashkohen edhe këngëtarët lirikë:  Ulpiana Aliaj, Dorina Selimaj, Eriona Gjyzeli, por edhe artistë të huaj si Marco Ciaponi, Daniele Terenzi dhe Enrico Marchezini.
Orkestra simfonike e Teatrit të Operas dhe Baletit do të dirigjohet nga Paolo Carbone.
“Don Giovanni”, opera me 2 akte nga Wolfgang Amadeus Mozart, shkruar në vitin 1787 dhe shfaqur për herë të parë në vitin 1787. Don Zhuani, një fisnik i ri, arrogant dhe seksualisht i shthurur, abuzon dhe nëpërkëmb çdo njeri derisa takon diçka që nuk mund ta vrasë ta mundë apo ta manipulojë..
Morali i operas vjen në fund të shfaqjes “ Ky është fundi i një të ligur: vdekja e një mëkatari gjithnjë i përngjan jetës së tij (“Questo è il fin di chi fa mal, e de’ perfidi la morte alla vita è sempre ugual”).
14, 16, 18 dhe 20 shtator, ora 19:00, TKOB{:}