Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Dragana Tripković – poete dhe autore veprash për teatër nga Mali i Zi – është mike e Rezidencës së shkrimtarit dhe përkthyesit letrar “Tirana in Between” për muajin dhjetor 2015. Kjo veprimtari organizohet nga POETEKA, me mbështetjen e rrjetit letrar TRADUKI, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Republikës së Shqipërisë.

Dragana Tripković u diplomua për dramaturgji pranë Fakultetit të Arteve të Performuara, në Universitetin e Malit të Zi. Ajo ka botuar tre libra me poezi, dy drama, disa bashkëprodhime kinematografike si dhe ka vënë në skenë pjesë të ndryshme teatrore. Poezia e saj është përfshirë në disa antologji të poezisë bashkëkohore, botuar në rajonin tonë dhe në Europë. Kjo krijimtari është përkthyer dhe botuar gjithashtu në anglisht, rusisht, italisht, polonisht, letonisht dhe gjuhën shqipe.

Në vitin 2012 dhe 2013 Dragana Tripković u vlerësua nga Fondacioni Anna Lind me çmimin “Një det fjalësh”, çmim ky i dhënë për krijimtarinë në prozë të shkurtër. Për krijimtarinë e saj letrare ajo fitoi çmimin e tretë në konkursin e Ministrisë së Kulturës së Mali të Zi si bashkë-autore në projektin filmik “Punët e djallit”, vepër kjo ende në proces.Dragana Tripković ka qenë gjithashtu edhe dramaturge e disa veprave të vëna në skenën e Teatrit Kombëtar malazez, të tilla si “Don Zhuan” i Molière, “Besim, Dashuri, Shpresë”, të EV Horvath etj. Filmi i saj me metrazh të shkurtër “Lamutumirë bimë”, është në fazën e post-produktionit, si një bashkërealizm mes Televizionit kombëtar malazez RTCG dhe Fakultetit të Arteve Dramatike në Cetinje.

Dragana Tripković është anëtare e Shoqatës së Malit të Zi për shkrimtarët e pavarur dhe një nga themelueset dhe presidente aktual e grupit teatror ATAK (Alternativne teatarske aktivne kompanije) në Podgoricë.

Emri i saj është i njohur si kritike arti dhe gazetare në seksionin kulturor të gazetës së përditshme “Vijesti”, si dhe ka shkruar editoriale mbi letërsinë dhe teatrin për revistat kulturore malazeze dhe ato të rajonit. Ajo ka qenë pjesëmarrëse në Këshillin e Shkrimtarëve europiane (EËC) si dhe ka dhënë kontribute si e ftuar në seminare, festivale dhe panaire librash në Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë, Shtetet Bashkuara etj.

Dhjetor 2015, Rezidenca e Shkrimtarëve dhe Përkthyesve, Tiranë{:}