Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Jehona Varfi, do të jetë drejtoresha e re e Cirkut Kombëtar.
Diplomuar në Trashëgimi Kulturore nga Universiteti i Prishtinës në vitin 2010, me bursë të plotë nga Agjencia Austriake për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Edukim dhe Kërkim, Jehona ka ndërtuar një karrierë të pasur në fushën e menaxhimit kulturor dhe rinor.
Me një përvojë të gjerë në menaxhimin e projekteve strategjike, trashëgimisë kulturore dhe politikave publike, Jehona ka kontribuar në zhvillimin e politikave rinore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Përvoja e saj në institucionet shtetërore, përfshirë në disa Ministri, si dhe përfaqësimi i Shqipërisë në Këshilla Ndërkombëtar, e ka spikatur si një drejtuese me një vizion të qartë për potencialin e artit dhe kulturës.
Drejtimi i saj sfidues në Cirkun Kombëtar pritet të sjellë një frymë të re dhe kreative, duke i dhënë një platformë më të gjerë artistëve të rinj dhe për të ngritur institucionin në nivelin që ai meriton, me një kalendar të pasur kulturor e bashkëpunime rajonale, si dhe në rritjen e kapaciteteve njerëzore.
Suksese!