Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Pas një gare me 7 kandidatura, nga të cilat 5 u përzgjodhën për platformë, 4 avancuan në intervistë, dhe Komisioni i MEKI i propozoi Këshillit të Ministrave Znj. Melsi Qirici, që zëvendëson në këtë detyrë Z. Agim Bajko, drejtues i nderuar, pas daljes së tij në pension!

Me një karrierë të pasur në media dhe kulturë, Zn. Melsi ka sjellë risi në programet për fëmijë dhe të rinj.
Me përvojë 23-vjeçare në median e shkruar dhe atë vizive si kryeredaktore dhe autore në programe të suksesshme si “The Voice of Albania” dhe “Albania Got Talent”, ajo sjell përmes platformës së saj energji dhe vizion të ri për QKKF dhe Teatrin e Kukullave.

Në rolin e saj të ri, Znj. Melsi synon të implementojë një program gjithëpërfshirës për QKKF dhe Teatrin e Kukullave, duke organizuar aktivitete dhe gjini artistike që të tërheqin jo vetëm fëmijët, por edhe të rinjtë, duke i bërë pjesë interaktive të veprimtarive. Ndër projektet kryesore të saj është ndërtimi i një kalendari artistik edukues dhe argëtues, si indoor ashtu dhe outdoor, me fokus në orientimin e brezave të ardhshëm drejt një arti cilësor dhe krijues me qasje inovative.