Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Drejtoria e Pergjithshme e Pronësisë Industriale vijon të këtë një trend rritës sa i takon aplikimeve për regjistrim kombëtar të markës tregtare duke e bërë atë objektin më të regjistruar pranë DPPI.

Për periudhën janar- korrik 2024 nëpërmjet portalit e-Albania janë kryer 807 aplikime, 50.28% krahasuar me vitin 2023.

Numri i patentave për shpikje të regjistruara në DPPI, tregojnë për rritje të konsiderueshme të patentave, ku numri total i tyre për periudhën janar- korrik është 410 patenta të regjstruara, 57.1% krahasuar me vitin 2023.

Kërkesa për shtrirje/vlefshmërie të patentave nga Zyra Europiane e Patentave (EPO) janë regjstruar 334 kërkesa prej 32.02 % krahasuar me të njëjtën periudhë për vitin 2023.

DPPI, si shtet anëtar i Zyrës Europiane të Patentave prej vitit 2010, ka rritje të konsiderueshme të kërkesave për shtrirje dhe vlefshmëri të patentave europiane në vendin tonë.

Të gjitha aplikimet në lidhje me objektet e PI-së, aplikohen nëpërmjet platformës e-Albania, dhe i gjithë procesi i ekzaminimit kryhet dhe administrohet on-line nëpërmjet sistemit SAPI që prej datës 31 korrik 2023.