Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

shpallje për Driant Zenelin

Driant Zeneli është artisti fitues i Rezidencës Artistike në Salsburg të Austrisë, në kuadër të programit “Artist in Residence”, i cili bazohet në “Protokollin e Bashkëpunimit” të nënshkruar nga Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë dhe Landi i Salsburgut i Republikës Federale të Austrisë.

Programi “Artist in Rezidence”, synon të zhvillojë krijimin e hapësirave bashkëvepruese për artistët e rinj, në fushën e arteve pamore si dhe shkëmbimin e eksperiencave të suksesshme mes artistëve të vendeve respektive.

Artisti i përzgjedhur do të marrë pjesë në këtë program, për një periudhë kohore një mujore në muajin Mars 2016. Në përfundim të rezidencës, artisti do të ketë mundësinë e hapjes së një ekspozite.

Fituesi për këtë rezidencë u zgjodh nga një Konkurs Kombëtar, i organizuar nga Ministria e Kulturës dhe GKA, publikuar më datë 26/01/2016 në faqen zyrtare të MK.

Driant Zeneli zgjidhet të marë pjesë në këtë rezidencë artistike si një nga artistët i cili është present në mjedisin e artit shqiptar dhe jashtë, me një CV të pasur dhe bashkëpunime me kuratorë dhe artistë ndërkombëtarë.  Në këtë konkurs Driant Zeneli u prezantua me disa nga veprat e tij më të fundit, projekte vetjake dhe në bashkëpunim me kuratorë dhe artistë, të realizuara në fotografi dhe video-instalim.{:}