Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Poetry-Slam-Prezantim me nxënës të gjimnazit “Sami Frashëri”

12.10.2016, ora 18:00, Salla e madhe e Ambasadës Gjermane

Mbrëmje leximi – 19.10.2016, ora 19, Teatri Metropolit, Tiranë

Mbrëmje leximi – 21.10.2016, ora 19, Arka Center, Rr. Gjuhadol, 27, Shkodër

 

(Gjermanisht me përkthim shqip)

 

Tashmë është hera e dytë që Ambasada Gjermane organizon në bashkëpunim me Poetekën një rezidencë letrare në Tiranë.

Për të qëndruar në Tiranë arritëm të tërhiqnim këtë vit autorin e ri Dorian Steinhoff, i cili ka impresionuar kritikët në Gjermani me vëllimin e tij me tregime “Drita e flakës në fytyrat tona”. Dorian Steinhoff tregon për rastësinë, që aq shpesh vendos në jetët tona – për ngatërresa të vogla dhe të mëdha, për disfata, momente kulmore dhe ato të veçanta. Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Dorian Steinhoff do të ketë mundësinë të lexojë pjesë nga vepra e tij, të shkruajë apo të lidhë kontakte me skenën kulturore shqiptare si dhe të njohë vendin.

 

Përveç kësaj, ai do të organizojë me nxënësit e Gjimnazit “Sami Frashëri” një Poetry-Slam-Workshop.

Në kuadër të rezidencës letrare tregimet e tij do të publikohen për herë të parë në shqip.{:}