Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në TKEKS  prezantohet  për publikun “E vërteta e Marias” , një nga dramat fituese të projektit  “Punishtja dramatike 1”, e autorit Lisandri Kola dhe regji të Besfort idrizit. Drama fokusohet në problematika moderne të një shoqërie në tranzicion. Ajo vë në qendër tre personazhe: Lukën, Mateun dhe Zonjën e shtëpisë, përmes një konflikti të hershëm mes dy miqve (Lukës dhe Mateut) që e rimarrin këtë konflikt për ta rindezur, dinamizuar sërish në shtëpinë e Zonjës, e cila në fund është Maria. Autori lë pezull pikëpyetjen: a është e njëjta Maria? Me qëllim që t’i provokojë spektatorit ndjesi, dhe mëdyshje substanciale. Në momentin e shfaqjes së Zonjës si Maria, gërshetohen dy historitë, ajo e Lukës dhe e Matuet me të sajën, ku secili komunikon ngjarjet e veta, që duket se koincidojnë në rrjedhën e veprimit dramatik.

Drama, në mënyrë të drejtpërdrejtë, flet për tre personazhe të cilët janë të futur në një kurth nga e kaluara e tyre, prej ku nuk dalin dot pa u përballë më të dhe pa i rishqyrtuar të gjitha veprat e tyre me sinqeritetin më të madh. Kjo ndodh me dy shokë të cilët para disa viteve, gjatë studimit të tyre kanë bërë një sherr, për  këtë arsye edhe janë ndarë dhe nuk janë takuar më, duke jetuar një jetë të izoluar nga njëri tjetri dhe të zënë peng nga kujtimet e tyre. E njëjta ndodh edhe me personazhin e tretë, që është zonja e një shtëpie, që këta e marrin me qera dhe ku arrijnë t’ia zbulojnë të fshehtat më të thella njeri tjetrit, duke e implikuar edhe zonjën në të kaluaren e tyre dhe duke ia hapur edhe asaj varret e së kaluarës.

Pjesa na fton të rikonsiderojmë tema dhe fenomene sociale, që janë prezente pothuajse tash tri dekada në jetën shqiptare, në kahjen e marrjes së përgjegjësive individuale e kolektive e sigurisht dhe institucionale.

 

Nga data 19-23 janar 2017,  ora 19:00, Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

 

Autor : Lisandri Kola

Regjisor: Besfort Idrizi

Skenografia: Beqo Nanaj

Kostumografia: Sofi Kara

Koreografia: Gjergj Prevazi

Muzika: Eduard Hallulli

Me aktorët: Ermira Gjata, Florian Agalliu, Gjergj Mena dhe  Akrioma Saliu{:}