Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Po ecin me ritëm punimet në kantierin e Mozaikut të Tiranës, një qendër ku do të ekspozohen për publikun mozaikët e mbyllur të periudhës së antikitetit dhe atyre të antikitetit të vonë që gjenden në sitet tona më të rëndësishme si Apolonia, Butrinti, Bylis, Durrësi, Elbasani, dhe shumë të tjera.
Kjo iniciativë e shkëlqyer do të lejojë qytetarët të shijojnë pasurinë kulturore të vendit nëpërmjet teknologjive moderne, duke e bërë atë të arritshme për një gamë të gjerë publiku. Marrë parasysh se mozaikët hapen rrallë për publikun duke qenë se janë të rrezikuar nga kushtet atmosferike, Mozaiku i Tiranës do të ofrojë një grafik të përcaktuar vjetor për publikun dhe turistët e shumtë.