Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
U zhvillua Edicioni i 8-të i konkursit “Novelat Grafike Shqiptare”, ku juria e përzgjedhur vlerësoi punët e 26 pjesëmarrësve dhe ndanë 5 çmimet fituese, përkatësisht:
– Çmimi i parë: Rei Kërçova, për frymën filozofike të fabulës, mesazhin optimist që transmeton, si edhe për origjinalitetin e konceptimit filozofik të veprës.
– Çmimi i dytë: Gert Simoni, për risjelljen e historisë dhe figurës së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu me një trajtim të ri si naracion dhe grafizëm.
– Çmimi i tretë: Melisa Koyun, për frymën poetike të fabulës dhe trajtimin e pasur pikturor të saj.
– Çmimi i katërt: Xhoen Hajdaraj, për risjellje në vëmendje të figurës historike të Shote Galicës, nëpërmjet trajtimit të fuqishëm grafik.
–  Çmimi i pestë: Peter Duka, si pjesëmarësi më i ri në këtë edicion, për sinqeritetin e trajtimit vizual dhe lidhjes së fabulës me traditën letrare të së shkuarës.
Në ceremoni u shpërndanë certifikatat për të gjithë pjesmarësit ne konkurs, si edhe albumi përmbledhës i puneve të paraqitura në këtë Edicion.