Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në kuadër të aktiviteteve të parashikuara gjatë vitit 2016, Drejtoria e Trashëgimisë Jomateriale dhe Rijetëzimit të Gjuhës Shqipe propozon zhvillimin e aktivitetit “Legjendat Shqiptare në Novelat Grafike”, edicioni i tretë. Ky aktivitet, do të zhvillohet në formën e konkursit, ku studentë, nxënës e artistë profesionistë e amatorë, do të paraqesin punimet e tyre në një ekspozitë me novela grafike shqiptare, tematika e të cilave do të bazohet tek trashëgimia kulturore jomateriale, si psh. përrallat, gojëdhanat, legjendat etj.

Qëllimi i këtij  aktiviteti është edukimi artistik dhe gjuhësor i të rinjve dhe jo vetëm, përmes vlerave të trashëgimisë kulturore materiale (konteksti) dhe jomateriale (shprehja), të aplikuara në gjininë e novelave grafike.

Novelat grafike janë narracione nëpërmjet imazheve grafike të ngjashme me fumetin, me comics, strip etj. Novelat grafike janë baza e shumë filmave, shfaqjeve teatrale dhe performancave të ndyshme artistike si psh. Borëbardha, Batman, Spiderman, Hirushja etj. Ky lloj arti është  kthyer në një gjini të preferuar të artit bashkëkohor,  i cili studiohet në akademitë dhe universitetet më të njohura të botës. Sot, novela grafike konsiderohet si një nga elementet më të rëndësishëm të teorisë së komunikimit.

Duke qenë se aktiviteti  përfshin edhe mbrojtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe, një rëndësi e vecantë do t’i kushtohet përdorimit të onomatopeve në gjuhën shqipe në novelat grafike. Përsa i përket narracionit, ai mund të jetë në gjuhën shqipe standarde, në dialekt ose në gjuhën e pakicave.

Punimet më të mira do të jenë pjesë e një ekspozite qe do të celet për publikun në ditën e shpalljes së fituesve si dhe e katalogut që do të shoqërojë Edicionin e tretë të konkursit “Legjendat Shqiptare në Novelat Grafike”. Risi e këtij edicioni është botimi i punimit të plotë të fituesit të çmimit të parë.

Konkursi parashikon akordimin e 3 çmimeve për punimet më të mira nga një Juri e përbërë nga 3 ekspertë të fushes.

Paraqitja e punimit:

Konkurruesit duhet të paraqesin në 3 fletë A4 një narracion me temë nga legjendat, përrallat ose gojëdhanat të bazuara tek Folklori Shqiptar.

Autorët mund ta paraqesin Novelën Grafike në gjuhën shqipe standarde ose edhe në dialekt. Nëse autori i përket minoriteteve kulturore, ai mund ta paraqesë Novelen Grafike në gjuhën e komunitetit dhe me përkthimin përkatës në gjuhën shqipe.

Preferohen Novelat Grafike të cilat narracionin e zhvillojnë vetëm me anë të imazheve grafike dhe përdorimit të onomatopeve në gjuhën shqipe ose në gjuhët e minoreteteve.

Teknika është e lirë.
Të interesuarit duhet të paraqesin punimet e tyre në format digjital Jpg ose Pdf, në 3 fletë A4, me rezolucion 300 dpi dhe një CV personale në shqip në format Word ose Pdf.

 

 

 

Afatet kohore të etapave të Konkursit “Legjendat Shqiptare në Novelat Grafike”:

 

  1. 20 prill 2016 – Shpallja e konkursit

 

  1. 19 maj 2016 – Seminar përgatitor mbi legjendat shqiptare nga ekspertë të fushës i hapur per studentë, nxënës e individë të interesuar për konkursin e novelave grafike. Të interesuarit duhet të konfirmojnë pjesmarrjen në adresën  novela.grafike.shqiptare@kultura.gov.al. Vendi – Salla “T.T.Koço” në Ministrinë e Kulturës. Ora 10.00.

 

  1. 09 qershor 2016 – Seminar përgatitor mbi teknikën e përdorimit të novelave grafike,  nga ekspertë të fushës me studentë, nxënës e individë të interesuar për konkursin e novelave grafike. Të interesuarit duhet të konfirmojnë pjesmarrjen në adresën  novela.grafike.shqiptare@kultura.gov.al. Vendi – Salla “T.T.Koço” në Ministrinë e Kulturës. Ora 10.00.

 

  1. 15 tetor 2016 ora 24.00 – Dorëzimi i punimeve të aplikantëve në adresën novela.grafike.shqiptare@kultura.gov.al. Të interesuarit duhet të paraqesin punimet e tyre në format digjital Jpg ose Pdf, në 3 flete A4, me rezolucion 300 dpi dhe një CV të tyren në shqip në format Word ose Pdf,

 

  1. 28 tetor 2016 – Shpallja e punimeve të përzgjedhura për konkurrim.

Punimet e përzgjedhura nga juria për konkurrim do të botohen në katalogun e konkursit.

 

  1. 25 nëntor 2016 – Organizimi i ceremonisë së ndarjes së çmimeve, promovimit të katalogut të projektit “Legjendat Shqiptare në Novelat Grafike – Edicioni 3” si dhe çelja e ekpsozitës së punimeve të paraqitura. Vendi – Salla “T.T.Koço” në Ministrinë e Kulturës. Ora 10.00.

 

Çmimet:

Çmimi i Parë: 50.000 lekë

Çmimi i Dytë: 40.000 lekë

Çmimi i Tretë: 30.000 lekë{:}