Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Festivali organizohet edhe këtë vit Open Air. Në Sarandë në Kinema Limani dhe në Kinoteatrin e qytetit, ndërsa në Gjirokastër në Kinema Odeon si edhe në Kinemanë e Re të qytetit. Planifikuar është edhe improvizimi i disa kinemave të tjera për seksionet plotësuese në ambjente të ndryshme të qyteteve.

Numri i aplikantëve të DEA OPEN AIR ka ardhur në rritje nga viti në vit. Nga 487 filma të ardhur nga 49 vende të botë, në edicionin e parë (2014) dhe 1300 syresh nga 75 shtete në edicionin e dytë, këtë vit, për të marrë pjesë në festival kanë aplikuar mbi 2300 filma me metrazh të plotë dhe të shkurtër nga rreth 100 vende të ndryshme të botës. Filmat e paraqitur dhe fituesit që marrin pjesë në konkurrim i janë nënshtruar fillimisht seleksionimit paraprak të komisioneve ndërkombëtare, të mbyllur që në fund të muajit Mars.

185 filmat me metrazh të plotë, që kanë aplikuar për të marrë pjesë në konkurim vijnë jo vetëm nga vendet evropiane, si: Austria (3), Belgjika(1), Britania e Madhe (6), Franca (3), Finlanda (1), Greqia (1), Gjermania (17), Holanda (1), Hungaria (1), Irlanda (2), Italia (10), Kroacia (2), Luksemburgu (1), Polonia (1), Portugalia (3), Rusia (8), Sllovenia (1), Spanja (15), Suedia (1), Shqipëria (1), Ukrainë (2), Zvicra (1), por edhe më gjerë, duke i dhënë aplikimit gjeografi ndërkontinentale, me kontribute nga: Argjentina (2), Bangladeshi(2), Brazili (3), Ekuadori (2), Emiratet e Bashkuara Arabe (1), Filipinet(3), Gana (1), Hong Kongu (1), India (7), Indonezia (3), Iraku (1), Irani (8), Japonia (2),  Kanadaja (6), Kina (2), Kolumbia (1),  Korea (1), Malajzia (2), Meksika (4), Nigeria (1), Peruja (7), Singapori (2), Siria (3), Sri Lanka (1), Taivani (1), Turqia (2), SHBA (23).

Komisionet e përzgjedhjes paraprake kanë menduar t’i ofrojnë publikut të gjerë dhe atij të specializuar 7 filma të gjatë (prodhime të viteve 2015-2016 nga Gjermania, Shqipëria, Franca, Suedia, Turqia, SHBA dhe Zvicra) për Seksionin e filmit me metrazh të plotë ose konkurimin kryesor si edhe 6 syresh (Rusia, Gjermania, Kroacia, Italia, Greqia) për Seksionin e filmit ndërkufitar.

Për konkurimin në Seksionin e filmit të shkurtër kanë aplikuar 2120 filma nga 80 vende të botës. Komisioni i përzgjedhjes paraprake ka përzgjedhur për këtë konkurim 39 filma, të ardhur nga: Australia (1), Belgjika (1), Bullgaria (2), Franca (4), Gjeorgjia (1), Gjermania (3), Holanda (4),  Itali (1), Kanada (2), Kosova (2), Polonia (3), Republika çeke (1), Rusia (1), Siri (1), Spanja (4), SHBA (1), Shqipëria (5), Turqi (1), Zvicër (1).

Veçanësi e Edicionit të Tretë të DEA OPEN AIR 2016 mbetet Akademia verore e filmit DEA. Nëse vitin e shkuar në fokus të saj ishin studentët e shkollave të filmit në Shqipëri dhe Kosovë dhe mjeshtëria e të shkruarit të skenarit, këtë vit Akademia do të fokusohet në edukimin filmik të fëmijëve dhe të rinjve. Me këtë qëllim, organizuar në tri fasha të ndryshme orare përputhur me tri grupmosha të ndryshme (për fëmijë, adoleshentë dhe të rinj) në Kinoteatrin e qytetit të Sarandës dhe Kinemanë e Re të qytetit të Gjirokastrës janë planifikuar të shfaqen 15 filma për fëmijë dhe të rinj, në praninë dhe me shpjegimet, komentet dhe ligjëratat e lektorëve të specializuar për edukimin filmic të fëmijëve, të ardhur nga Suedia dhe Gjermania.

Edicionin e tretë të DEA International Film Festival e mbështet Ministria e Kulturës dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë, të cilat së bashku me Bashkinë e Sarandës dhe Gjirokastrës krijojnë atmosferën e nevojshme mikpritëse për prurjet artistike dhe kontributet qytetare nga e gjithë bota. Specialistët e kinemasë, drejtorët e disa festivaleve të tjera evropiane të filmit, por dhe aktorët, regjisorët, producentët dhe gazetarët e ftuar i japin aktivitetit gjallërinë dhe komunikimin shumëdimensional, që kinemaja gjithnjë premton dhe realizon.

18-25 qershor 2016, Gjirokastër, Sarandë{:}