Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=925]

Edicioni XII i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës, Chamber Fest Durrës, nis rrugëtimin e tij të përvitshëm të enjten 29 qershor, në ambientet e mrekullueshme të Muzeut Arkeologjik të Durresit.

Në shtatë mbrëmje, përgjatë dy javëve  do të koncertojnë instrumentistë të ardhur nga Italia, Greqia, Gjermania, Austria e padyshim nga Shqipëria. Në repertorët e koncerteve bëjnë pjesë  dhe vepra nga më të njohurat e muzikës klasike, disa prej tyre premierë.

Midis tyre vepra të kompozitorëve të njohur,  Prenk Jakova e Çesk Zadeja, të cilët do të përkujtohen në vitin e përvjetorëve të lindjes.

Pjesë e 53 artistëve pjesëmarrës do të jenë në këtë edicion edhe 17 studentë të Universitetit të Arteve, të cilët do të ndjekin masterklasa me profesorë të ansambleve pjesëmarrës në festival dhe gjithashtu do të interpretojnë në koncertin përmbyllës të Festivalit.

Ky festival mbështetet nga Ministria e Kulturës.

29 qershor- 12 korrik 2017, Muzeu Arkeologjik, Durrës{:}