Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Zyrën Rajonale për Shkencë dhe Kulturë në Europë, pranë UNESCO-s, është duke zhvilluar një sondazh për të kuptuar impaktin e pandemisë COVID2019 në institucionet kulturore dhe insdustrinë kreative.

Qëllimi i këtij sondazhi është të vlerësojë krizën e shkaktuar në aktivitetin e institucioneve kulturore private dhe shtetërore.

Të dhënat e mbledhura do të ndihmojnë në identifikimin e nevojave në sektorin kulturor dhe në ndarjen e eksperiencave për masat që duhen marrë, për të trajtuar ndikimin socio-ekonomik të krizës në këtë sektor.

Të dhënat nuk do të përdoren për qëllime të tjera.

Do të duhen vetëm 10 minuta për të plotësuar formularin bashkëlidhur.

 

INSTITUTIONS https://forms.gle/jJ2K1RnghdbX82SJ7

INDUSTRIES   https://forms.gle/7Hqx9bRHF9y6U32S7{:}