Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Eksportet shqiptare Janar – Prill 2025 kanë arritur vlerën prej 133 miliardë lekësh, duke shënuar një rritje prej 2,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. 67,4% e eksporteve janë drejtuar drejt vendeve të Bashkimit Europian, duke konfirmuar edhe një herë rolin kyç të këtij tregu për ekonominë tonë.

Rritja më e ndjeshme është regjistruar në grupet e mallrave si mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike, me një ndikim pozitiv prej +8,9 pikë përqindje, ndjekur nga ushqimet, pijet dhe duhani me +0,6 pikë përqindje, si dhe makineritë, pajisjet dhe pjesë këmbimi me +0,5 pikë përqindje.

Nga ana tjetër, partnerët tregtarë që kanë shënuar rritjen më të madhe të eksporteve, duke reflektuar forcimin e lidhjeve tregtare rajonale dhe europiane, janë:

  • Kosova +81%
  • Greqia +9,3%
  • Gjermania +6,6%.