Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në datën 21 mars e njohur si Dita botërore e Sindromës Down në galerinë “Kalo” u hap ekspozita “21.3/ 47” e Irma Nikës për t’u prezantuar para një audience më të gjerë si një formë mbi ndërgjegjësimin e publikut mbi aftësitë dhe potencialin e të rinjve me sindromën Down. Ekspozita organizohet nga Fondacioni Down Syndrome Albania dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës. Në hapjen e ekspozitës merrnin pjesë Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro, zëvendësministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, znj. Bardhylka Kospiri. Ky projekt vjen si një mënyrë për të sjellë krijimtarinë artistike më pranë dhe në funksion të kauzave sociale me qëllim ndërgjegjësimin si për barrierat ashtu edhe mundë{:}