Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=6823]

Pas suksesit të takimit të parë, të zhvilluar nga data 1 deri në 24 gusht në Tiranë në ambientet e Piramidës, që u vizitua nga rreth 7 mijë vizitorë, ekspozita e artit bashkëkohor “ART IN PORT-Coexistence: for a new Adriatic Koinè” rrugëton në Cetinje (Mali i Zi).

Qëllimi është të punohet së bashku për t’i dhënë zë artit, për të shumëfishuar vizionet e tij dhe për të ndërtuar një histori me shumë zëra, të lidhura në një rrjet të madh transmedial, që të përbashkët kanë Adriatikun.

Ekspozita është pjesë e projektit “arTVision. A live art Channel”, i financiuar nga Programi Evropian IPA Adriatic CBC 2007/2013, me qëllim për të mobilizuar dhe lidhur energjinë krijuese e artistëve të rinj të ftuar, që do të jenë protagonistët e vërtetë e gjithë eventit. Ky është një projekt pilot i udhëhequr nga Rajoni Puglia – Departamenti për Promovimin e Territorit, të Njohurive dhe Talentit, me përkrahjen e Apulia Film Commission,  dhe që përfshin: Fondacionin Pino Pascali-Muze i Artit Bashkëkohor; Rajoni Veneto – Drejtoria për Aktivitetet Kulturore; Akademia e Arteve të Bukura në Venecia; Ministria e Kulturës të Malit të Zi; Fakulteti i Arteve Dramatike në Cetinje- Mali i Zi; Ministria e Kulturës së Shqipërisë; Universiteti i Arteve në Tiranë- Shqipëri; Primorje Gorski Kotar – Kroaci; Kanal RI- Kroaci.

Ideja promovuese ka për qëllim strukturimin e një dialogu të ngushtë ndërmjet kombeve ndërkufitare, përmes një nisme kulturore që ka si objektiv të  përbashkëtat dhe thyerjet mes popujve që ndajnë së bashku “Mare Nostrum” mesdhetar. Një ekspozitë në pesë variacione, në vende dhe territore të ndryshme, për të afirmuar konceptin e një gjuhe të përbashkët (Koinè) që mundëson përkthimin e identiteteve territoriale në dinamikat e marrëdhënieve, të hapjes ndaj tjetrit dhe shkëmbimit.

Artistët, që vijnë nga zona të ndryshme gjeografike, të koordinuar nga ekipi i kuratorëve të kryesuar nga Fondacioni Muze Pino Pascali, në bashkëpunim me koordinatorët përkatës të vendeve partnere, janë ballafaquar mbi çështje të përbashkëta si historia dhe tregimet, miti dhe legjenda, spiritualiteti dhe feja, migrimi dhe nomadizmi, për të përforcuar idenë të e një evropianizmi të përbashkët, që shumë shpesh harrohet. Maria Paola Spinelli do të jetë kuratorja e ekspozitës në Cetinje, në bashkëpunim të ngushtë  me Ministrinë e Kulturës  (përgjegjës Boris Abramovic) dhe Fakultetit të Arteve Dramatike të Malit të Zi.

Artistët, që vijnë nga zona të ndryshme gjeografike, të koordinuar nga ekipi i kuratorëve të kryesuar nga Fondacioni Muze Pino Pascali, në bashkëpunim me koordinatorët përkatës të vendeve partnere, janë ballafaquar mbi çështje të përbashkëta si historia dhe tregimet, miti dhe legjenda, spiritualiteti dhe feja, migrimi dhe nomadizmi, për të përforcuar idenë të e një evropianizmi të përbashkët, që shumë shpesh harrohet.

Artistët e Pranishëm

Shqipëri
(Kuratorët: Roberto Lacarbonara, Ardian Isufi, Pjeter Guralumi, Vladimir Myrtezai Grosha) Endri Dani, Sulejman Fani, Ilir Kaso, Alketa Ramaj, Anila Rubiku.

Mali i Zi   

(Kuratorët: Maria Paola Spinelli dhe Boris Abramovic) Irena Lagator, Igor Rakcevic, Jelena Tomaševic,  Jovana   Vujanovic, Nataljia Vujoševic.

Kroaci   

(Kuratorët: Maria Leonilde Giannandrea and Ksenija Orelj) Gildo Bavcevic, Fokus Groupa, Ana Husman, Nika Rukavina, Davor Sanvincenti

Itali (Veneto)

(Kurator: Martino Scavezzon) Giulia Maria Belli, Chiara Bugatti, Enej Gala, Annamaria Maccapani, Francesca Piovesan.

Itali (Pulia)

(Kurator: Antonio Frugis) Dario Agrimi, Sarah Ciracì, Gianmaria Giannetti, Francesca Loprieno, Giuseppe Teofilo.

Datat

  • Shqipëri: 01 gusht – 24 gusht 2014
  • Mali i Zi: 05 shtator – 25 shtator 2014
  • Kroaci: 20 nëntor – 06 dhjetor 2014
  • Venezia: 20 dhjetor 2014 – 18 janar 2015
  • Polignano a Mare: 31 janar – 01 mars 2015

Ekspozitat

  • Shqipëri: Tirana – Piramida
  • Mali i Zi: Cetinje – National Art Gallery
  • Kroaci: Rijeka – Muzej Moderne i Suvremene Umjetnosti
  • Venecia (Itali): Magazzino del Sale
  • Pulia (Itali): Polignano a Mare, Bari – Fondazione Pino Pascali

5-25 shtator 2014 Cetinje (Mal i Zi){:}