Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Mbro & Promovo ështe sllogani i kërkimit fotografik që shpreh dhe komunikon identitetin shqiptar përmes perceptimit artistik të trashëgimisë kulturore dhe natyrore nga të rinjte, të cilët nëpërmjet fokusit të aparatit të tyre sjellin artistikisht në vëmendjen e publikut problematikat e ndryshme që shoqërojnë identitetin tonë.

Debati do të përqëndrohet në promovimin e Kukësit dhe të zonës ndërkufitare, shkëmbimet kulturore dhe turistike Kukës dhe roli i Shoqatës Alpino-Turistike Kukës.

 

Konkursi dhe ekspozita “Mbro & Promovo” u organizuan në bashkëpunim me Cultural Heritage without Borders, Shqipëri dhe Development Hub, Kosovë. Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit ndërkufitar “Të jetosh në kufi” i financuar nga Bashkimi Evropian.

5 shtator, ora 19 :30 – tek Reja, Tiranë{:}