Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

“Emni i Kolë Idromenos asht i lidhun ngusht me atë që quejmë Rilindje në artet shqiptare. Autori i të parit portret realist në pikture asht njëkohësisht edhe arkitekt, inxhinier, skenograf e fotograf.

Kjo ekspozitë mbështetet financiarisht nga Ministria e Kulturës.

Kjo ekspozitë nuk merr përsipër të analizojë të gjithë spektrin e aktivitetit të Idromenos, por duke u nisë nga një zbulim i fundit në arkivën e Muzeut Marubi, vendos përballë një seri fotografike me pikturën e tij të mirënjohun “Dy Rrugët” . Gjithashtu pjesë e kësaj ekspozite do të jenë edhe disa punime në pikture të paekspozueme ma pare: “Shën Pjetri e Shën Pali me katër ungjilltarët” si dhe një tabllo që na paraqet mundimet e ferrit.

Lejimi për ekspozimin e pikturës “Dy Rrugët”, pjesë e koleksionit të Muzeut Historik

të qytetit, mundësohet nga bashkëpunimi me Bashkinë Shkodër.

26 janar 2017.  Jeni të mirëpritur në orën 17:45

Bisedë me kuratorin: “Dy Rrugët e Idromenos” me Adrian Pacin

E premte 27 janar 2017

17:30-18:30{:}