Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” hapi të premten një ekspozitë unike, që sjell bashkë krijimtarinë e tetë autorëve që përcjellin momente nga jeta politiko-shoqërore e juglindjes së Shqipërisë. Nën kurimin e Gjergj Spatharit, vjen një galeri fotografish, realizuar nga Kristo Sulidhi (1858 – 1938), Perikli Kaçauni (1870 – 1940), Dhimitër Vangjeli (1872 -1957), Vani Burda (1875 – 1949), Kristaq Sotiri (1883 – 1970), Petro Dhimitri (1886 -1953),  Thimi Raci (1886 – 1966) dhe Mandi Adham Koçi (1912 – 1988). Ekspozita gërsheton riprodhimet me stampimet origjinale e përzgjedhja e autorëve u kushtëzua nga vështirësia për të rënë në kontakt me veprën që ata kanë lënë trashëgim. Fotografitë familjare, kryesisht në studio, përbëjnë pjesën më të madhe të aktivitetit të tyre. Kjo ekspozitë organizohet në bashkëpunim me Bashkinë e Korçës, Bashkinë e Kolonjës, Qendrën Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore, Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, Familjen Sotiri. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 27.10.2019.{:}