Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Një udhëtim në histori në ekspozitën e çelur në kuadër të 80-Vjetorit të Çlirimit në Bibliotekën Kombëtare!
Një ekspozitë unike që pasqyron jehonën e Luftës Nacionalçlirimtare nëpërmjet botimeve historike, kujtimeve, dokumenteve dhe krijimeve letrare të asaj kohe.
MEKI, Biblioteka Kombëtare në bashkëpunim dhe me MIA, zhvilluan një ditë të hapur bashkë me nxënës të shkollave “Sinan Tafaj” dhe Qemal Stafa.
Gjatë fjalës së saj, zëvëndësministrja Lira Pipa ftoi nxënësit ta bëjnë bibliotekën pjesë të përditshmërisë së tyre dhe të forcojnë lidhjen me librin, mikun që ndërton personalitetin dhe frymëzon.