Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Për të evokuar kontributin e klerit në Shqipëri para, gjatë dhe pas periudhës së diktaturës, sakrificën e tyre në breza si dhe për të promovuar bashkëjetesën ndërfetare, këtë tipar dallues të shoqërisë shqiptare, Ministria e Kulturës, Drejtoria e Planifikimit Strategjik për Trashëgiminë dhe Diversitetin Kulturor në bashkëpunim të plotë me komunitetet kryesore fetare ne Shqipëri: Musliman, Katolik, Ortodoks dhe Bektashi organizon ekspozitën per Klerin dhe Bashkëjetesën fetare BESIM, me rastin e vizitës së Papa Françeskut në Tiranë më 21 Shtator 2014. Materiali fotografik dhe filmik i mundësuar nga komunitetet fetare është kuruar nga kuratorët me përvojë artistike Edi Hila dhe Zef Paci.{:}